Kronikë

Përfshihet nga zjarri një punëtori në Ferizaj

Një punëtori në Ferizaj është përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e të shtunës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë zjarr nuk ka pasur të lënduar.

“Ferizaj, 01.04.2023-18:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshi nga zjarri punëtoria e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.