Një person ka njoftuar Policinë se lokali i tij ishte përfshirë nga zjarri të premten në Prizren.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin, ka njoftuar Policia të shtunën.
Nuk është raportuar për të lënduar. Shkaku i zjarrit po hetohet.