Katër vetura janë përfshirë nga zjarri në lagjen “Marigona”. Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas Policisë dy prej veturave janë përfshirë tërësisht nga zjarri ndërsa dy të tjera pjesërisht.
Policia është njoftuar për këtë rast të premten rreth orës 10:30.
“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KOHËN.
Aktualisht thuhet se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
-
Dy vetura digjen plotësisht nga zjarri në lagjen “Marigona”, hetuesia ende s’ka të dyshuar
-
Zjarri përfshin disa vetura në Prizren, jep detaje policia
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Zjarr në një objekt në Vragoli, raportohet për dëme materiale
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person