Është parandaluar futja e substancave të dyshuara narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës gjatë mesditës të së dielës, kanë njoftuar nga ky institucion.
Gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor, thuhet se është gjetur në mënyrë të kamufluar një sasi e lëndës së dyshuar narkotike, e mbështjellë me qese najloni, me peshë totale rreth 43 gramë.
Si rezultat, vizita thuhet se është anuluar, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave.
“Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë në posedim substancën e dyshuar dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisje në Dubravë, gjenden telefona e narkotikë
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë
-
U tentua të futeshin narkotikë në Dubravë përmes furgonit të kuzhinës, nis hetim i brendshëm
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë