Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit D.A., nën dyshimet për veprën penale për krime lufte kundër popullatës civile.
Vepra për të cilën ai dyshohet është edhe “organizimi i grupeve për kryerje të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate, ka njoftuar Themelorja.
Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për Dushan Arshiqin. Për të e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se do të angazhojë avokat dhe se “do të informojë të gjitha organizatat ndërkombëtare”. Ai raportohet se disa herë ka qenë në Kosovë dhe në të kaluarën s’është ndalur, deri të mërkurën kur u arrestua në kufi.
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte, Zoran Stankoviq
-
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë
-
Një muaj paraburgim ndaj të miturit për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
-
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak