Një shtetas serb është arrestuar në Pikën Kufitare në Jarinjë nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas njoftimit nga Policia, ai është arrestuar me urdhëresë nga Gjykata.
“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë ndaj të cilit u lëshuan dy urdhëresa nga gjykata
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë, sulmoi policët në Jarinjë
-
Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte me grupet e MUP-it serb