Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Njësitet Speciale operacion policor te “Lesna” në Prishtinë

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë duke realizuar një operacion në Prishtinë, më saktësisht tek “Lesna” në Ulpianë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, derisa për momentin nuk ka dhënë detaje se për çfarë arsye po bëhet operacioni.

“Mund t’ju konfirmoj se njësitet speciale policore janë duke e kryer këtë operacion, por detajet ua bëj të ditura pas operacionit policor”, tha Kelani.