Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një zjarr përfshiu “Banesat e Verdha” në Rahovec

Një zjarr i madh përfshiu sot në rrethana të panjohura “Banesat e Verdha” në Rahovec.

Zjarri është shuar pas intervenimit të zjarrfikësve të Rahovecit dhe ndihmës së zjarrfikësve të Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Gjakovës të cilët kanë arritur ta shuajnë në tërësi atë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec, Hasan Përboqi, ka njoftuar se nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Ai ka falënderuar ekipet e zjarrfikësve nga komuna e Suharekës, Malishevës, Prizrenit dhe Gjakovës për ndihmën e ofruar, si dhe K.R.U Gjakova për furnizim me ujë.