Një autoambulancë është përfshirë nga zjarri në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka njoftuar se një person i dyshuar për këtë rast është në kërkim nga policia dhe se si pasojë e zjarrit edhe objekti i Qendrës së Mjekësisë Familjare ka pësuar dëme.
“Rreth orës 02:40 është raportuar për një incident zjarri në fshatin Ratkoc-Rahovec. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së”. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “zjarrvënie”. Lidhur me rastin, jemi në kërkim të një personi të dyshuar, ndërkohë që po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë rast.
Zjarri u lokalizua dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz.
-
Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën në Ratkoc të Rahovecit
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Zjarr në një objekt në Vragoli, raportohet për dëme materiale
-
Aksident me fatalitet në Rahovec, humb jetën një person