Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me një vit burgim të pandehurin F.V. për shkak të shmangies nga sigurimi i mjeteve për jetesë për dy fëmijët e tij të mitur.
Ai akuzohet se nga 3 tetori i vitit të kaluar, me qëllim i është shmangur sigurimit të mjeteve për dy fëmijët e tij të mitur për të cilët është i obliguar të kujdeset në bazë të Aktvendimit të Gjykatës, prej 700 eurosh çdo muaj, duke ia paguar ish-bashkëshortes së tij.
Pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale e materiale, F.V. u shpall fajtor me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një vit burgim burrit që nuk pagoi alimentacionin për fëmijët e tij
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
Keqtrajtoi fëmijët në kopsht, edukatorja dënohet me 11 muaj burgim e 5 vjet ndalim ushtrimi të profesionit
-
Gjobë e burgim kompanisë dhe zyrtarit për mashtrim të një bujku
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamata