Një i mitur është grabitur nën kërcënimin e thikës në fshatin Miradi e Ulët të Fushë-Kosovës.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 7 maj 2025, rreth orës 17:20, nga babai i viktimës, i cili ka njoftuar se djalit të tij të mitur i janë marrë 2 euro nga një person tjetër, gjithashtu i mitur, duke përdorur kërcënimin me thikë. Ankuesi ka deklaruar se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një burrë ia grabit 10 euro të miturit në Rahovec
-
Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë
-
Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë, dyshohet për sulm ndaj bashkëmoshatarit
-
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera
-
Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati