Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetasit kosovar i ka konfiskuar disa dokumente në gjuhën serbe përfshirë dhe një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, një vulë me shkrim serb si dhe dy kontrata serbe, në Bërnjak.
Këto dokumente, të dyshuarit iu gjetën gjatë një kontrolli të veturës së tij të mërkurën mbrëma e cila ishte me targa të Serbisë.
“Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj. Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
-
I konfiskohet një vulë e strukturave paralele, lirohet në procedurë të rregullt shtetasi serb
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Shtetases së Serbisë i ndalohet spreji gjatë kontrollit në Bërnjak
-
Shtetasit serb i sekuestrohet spreji lotsjellës në kufirin në Bërnjak
-
Një personi i zihen dokumente të Serbisë që po i sillte në Kosovë për disa të tjerë