Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të shtunën në pikën kufitare të Vërmicës, pasi kishte tentuar t’u jepte 50 euro ryshfet Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e Policisë theksohet se R.T. në dokumentet e prezantuara para policëve kufitarë kishte futur 50 euro.
I dyshuari më tej kishte kërkuar të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T. kurse paratë “janë për një kafe”.
Policia më pas ka vënë re se D.T. kishte ndalesë për hyrje në Kosovë për pesë vjet.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhënia e ryshfetit” dhe ai është urdhëruar që më 21 dhjetor të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, pasi i ofroi policit në Kosovë 20 euro ryshfet
-
30 eurot ryshfet që ia ofroi policit, e çojnë në burg
-
Arrestohet për ryshfet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë
-
Ua ofroi 10 euro policëve në kufi, arrestohet shtetasi i Shqipërisë