Një person ka vdekur të dielën në Kamenicë si pasojë e një aksidenti me traktor.
Policia ka njoftuar të hënën se viktima, i cili ishte duke e drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në këtë aksident ishte i përfshirë edhe djali i viktimës, i cili ka mbetur i lënduar. Sipas raportit, i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Vdiq një burrë në Podujevë pasi u rrokullis me traktor
-
Vdiq një person, u rrokullis me traktor pasi shkoi në mal për dru
-
Vdiq një person në Podujevë, u rrokullis me traktor
-
Vdiq një person në Zubin-Potok, dyshohet se u rrokullis me traktor