Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë të dielën në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Ilmi Prekazi, ka thënë se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencë.
Sipas tij, rasti ka ndodhur në afërsi të postës kryesore.
“Në afërsi të postes kryesore në Mitrovicë një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë, ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm