Një person në fshatin Turuqicë të Podujevës, ka pretenduar se të dielën ishte qëlluar me armë zjarri nga një pylltar pas një konflikti që pati me të.
Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor të mërkurën në QKUK të Prishtinës. Lidhur me këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë tjerë. Policia ka njoftuar se ka konfiskuar armën me katër fishekë. Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Turuqicë, Podujevë 27.04.2025-09:30 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti në pyll ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar-pylltar. Ankuesi më dt. 30.04. 2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë. Nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Plagoset një person në Podujevë, dërgohet në QKUK
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Armë e municione kapen në shtëpitë e personave që u përleshën në Podujevë
-
Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve