Një person në Mitrovicë ka raportuar në Polici se i biri dhe vajza e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Personi ka raportuar rastin të shtunën, ndërsa ka treguar se ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar dy të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 21.05.2021-19:15. Me 22.05.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët tij të dyshuarit (djali dhe vajza) kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit ja liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy raste të dhunës në familje, një i dyshuar në kërkim, dy lirohen në procedurë të rregullt
-
Lirohet në procedurë të rregullt gjyshi që u akuzua për dhunë ndaj mbesës së mitur
-
Mitrovicë e Veriut, një person dyshohet se rrahu babë e bir pas mosmarrëveshjes në komunikacion
-
Raportohet një rast dhunimi në Mitrovicë
-
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë