Një person dyshohet se është kërcënuar të shtunën në Leposaviq.
Policia ka njoftuar të dielën se ai ka raportuar që disa persona të panjohur kanë shkruar fjalë kërcënuese në gjuhën serbe në xhamin e veturës së tij.
Sipas viktimës, kjo ka ndodhur për motive politike.
Ai ka deklaruar se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua kanoset për qëllim të votimit të një subjekti politik në Leposaviq
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Në Lipjan arrestohet një person pasi kanosi policinë përmes telefonit
-
Ndalohet një person në Leposaviq, provokoi policët me fanellë me mbishkrime ofenduese
-
Arrestohet e dyshuara për ngacmim dhe ofendim të tjetrës në Leposaviq