Kronikë

Ndalohet një person në Leposaviq, provokoi policët me fanellë me mbishkrime ofenduese

arrestim

Policia ka shoqëruar në stacion policor një person në Leposaviq në mbrëmjen e të martës, pasi ai me fanellë me mbishkrime ofenduese kishte provokuar zyrtarët policorë në një pikë të derivateve. 

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

EKSPOZIMI I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES - Leposaviq / 26.08.2025 – 18:30. Raportohet se njësiti policor derisa kishte qenë duke u furnizuar me derivate, aty afër veturës së tyre kishte shkuar i dyshuari mashkull shtetas serb i cili kishte pasur të veshur një bluzë me mbishkrime ofenduese apo provokuese. I dyshuari është dërguar në stacion policor, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.