Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së martës në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi po shiste bluza me mbishkrime nacionaliste.
Policia më pastaj kreu bastisje edhe në shtëpinë e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se në një lokal-pronë e të dyshuarit janë duke u shitur bluza me mbishkrime nacionaliste me përmbajtje të veprës penale ‘nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, stikersa të ndryshëm, elektro-shok dhe sprej OC. Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit.”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një person në Leposaviq, provokoi policët me fanellë me mbishkrime ofenduese
-
Leposaviq, lirohet në procedurë të rregullt shtetasi serb që shpërndante afishe që nxisnin urrejtje
-
Shoqërohet në stacion një e mitur për vendosje të mbishkrimeve nacionaliste në Leposaviq
-
Arrestohet e pastaj lirohet një grua në Leposaviq për mbishkrime provokuese
-
Arrestohet e dyshuara për ngacmim dhe ofendim të tjetrës në Leposaviq