Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Leposaviq ka arrestuar një shtetas të Serbisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se pas intervistimit është liruar dhe se rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ai thuhet se është kapur duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe me përmbajtje të veprës penale për të cilën dyshohet.
“Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ‘Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.