Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” në Leposaviq.
Sipas Policisë, i dyshuari e ka kanosur viktimën me qëllim të votimit të një subjekti politik.
Pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur viktimën femër kosovare, me qëllim të votimit të një subjekti politik. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Në raportin e Policisë nuk është bërë e ditur se për cilin subjekt politik bëhet fjalë.
-
Një person paraqitet në Polici, thotë se ndihet i kanosur që iu përmend emri për krime lufte
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Dy persona në veri ankohen për presion për votë
-
Në Lipjan arrestohet një person pasi kanosi policinë përmes telefonit
-
Tentoi të dhunonte një grua, arrestohet i dyshuari