Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person i maskuar ia grabit çantën nga krahu një gruaje në Mitrovicë

Një gruaje në Mitrovicë i është grabitur çanta nga krahu derisa po ecte në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, i dyshuari në momentin e grabitjes ishte me maskë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur dhe maskuar i ka grabitur çantën nga krahu në të cilën kishte dokumentet personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.