Një vjedhje grabitqare ka ndodhur të enjten në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se një grua ka raportuar se një person i panjohur ia kishte marrë çantën derisa ishte duke ecur.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur një person i panjohur ia kishte marrë çantën në të cilën kishte pasur para dhe disa gjësende tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë
-
Një grua grabitet në mes të ditës në Prishtinë
-
Prizrenasit i vidhet çanta e krahut, Policia nis hetim
-
Një person i maskuar ia grabit çantën nga krahu një gruaje në Mitrovicë
-
Tre persona dyshohen se dhunuan e grabitën një shtetase të huaj në Prishtinë