Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitet një person, dy të maskuarit e kanosën me armë për t’ia vjedhur paratë

grabitje-para

Foto: Ilustrim

Mbrëmë në mesnatë në një rrugë në jug të Mitrovicës është grabitur një person.

Viktima ka raportuar në polici se të maskuar me armë e kanë kanosur dhe ia kanë vjedhur një shumë parash.

Rasti po hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar duke e kanosur me armë, i kanë grabitur një shumë parash të gatshme dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent po ashtu në vend e ngjarje kanë dal njësitë policore të cilat dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të PK-së.