Kronikë

Një nënë në Prizren raporton se i është zhdukur vajza qe tre muaj

Një nënë nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia që nga 17 korriku i këtij viti dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti në Polici është raportuar të mërkurën.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.