Një person është raportuar i zhdukur në Prizren që nga 31 gushti.
Policia ka njoftuar se rastin e ka raportuar në polici babai i viktimës.
“Rr. Faik Konica, Prizren - 31.08.2026, 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhjen e tij”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.