Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren të enjten.
Sipas Policisë ajo ka dalë nga shtëpia të mërkurën dhe nuk dihet se ku ndodhet.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin policor.