Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim një të mituri për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik më 1 prill.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka pranuar kërkesën e prokurorit të shtetit për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
I mituri dyshohet se në bashkëkryerje me madhorët H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., me dashje e me përgatitje paraprake ka privuar nga jeta rreshterin policor Lika.
I mituri dyshohet se ka shkuar nga prapa dhe e ka qëlluar me armë zjarri rreshterin policor, ndërsa ai kishte hyrë në objektin banesor. Në vendin e ngjarjes ishin gjetur disa gëzhoja. I mituri kishte ikur më pas në drejtim të një lokali.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokuroria kërkon burgim ndaj të miturit për vrasjen e policit në Kaçanik
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika
-
I dyshuari për vrasjen e policit Lika ishte dënuar për dhunim
-
Kërkohet një muaj paraburgim për një të mitur, i dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika
-
Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Lika