Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dy personave në Gjakovë

Arrestim

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që të pandehurit Gj.Gj., t'i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji. për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, i pandehuri do të mbahet në paraburgim deri më 25 korrik, që do t'i llogaritet prej kohës së arrestimit (25 qershor).

I pandehurit dyshohet se i ka vrarë vëllezërit H.I. dhe B.I., në fshatin Madanaj të Gjakovës, të dielën rreth orës 20:20.