Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë të dyshuarit E.V. i cili u arrestua të shtunën mbrëma në pikën kufitare në Bërnjak nën dyshimin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, ka mësuar KOHA.
Prokuroria Speciale të dielën ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në kuadër të hetimeve të zgjeruara që lidhen me rastin e janarit 2025, kur autoritetet kishin zbuluar një laborator të specializuar për falsifikim dokumentesh.
Prokuroria ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se nga një periudhë e pacaktuar e deri më 24 janar 2025, V.E., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që ka prodhuar dhe shpërndarë dokumente të falsifikuara të rreth 50 shteteve të ndryshme të botës.
-
Arrestohet në Bërnjak një i dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe pjesëmarrje në grup kriminal
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Nga një muaj paraburgim për 9 të arrestuarit për mashtrim me derivate
-
Shtetasi i Serbisë arrestohet në Bërnjak për falsifikim parash
-
Arrestohen pesë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona në Ferizaj