Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim kundër të pandehurit S.M, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, lidhur me trazirat e majit në Zveçan.
Gjykata përmes një komunikate për media ka bërë të ditur "se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, veçanërisht rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale, pasojat nga të cilat janë lënduar shumë pjesëtar të KFOR-it, zyrtarë policorë, gazetarë e qytetarë të tjerë, si dhe dëmet materiale të shumta nga djegia dhe dëmtimi fizik, tregon mjaftueshëm se i pandehuri nëse lihet që të mbrohet në liri do të tentojë që të ndryshojë provat e veprës penale, duke ndikuar në të dyshuarit e tjerë të cilët gjenden të lirë si dhe dëshmitarët tjerë eventualë, po ashtu në rastin konkret ekziston edhe rreziku i ikjes së të pandehurit, i njëjti lehtë mund të arratiset duke marrë në konsideratë faktin se i pandehuri S.M është shtetas edhe i Serbisë dhe nëse lihet në liri, mund të arratisët, andaj në këtë rast caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe më se i arsyeshëm".
Gjykata ka vlerësuar se pandehuri S.M është shtetas edhe i Serbisë dhe nëse lihet në liri, mund të arratisët.
“I pandehuri S.M dyshohet se me një grup të dyshuar ka qenë pjesëmarrës i protestave të organizuara me datë 29.05.2023 para objektit të Komunës se Zveçanit, duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe duke përdorur shkumë ka tentuar të bëjë bllokimin e ventilimit të veturës së Policisë në të cilën në ato momente gjendeshin të ngujuar brenda në veturë zyrtarë policorë, e qëllimi i të pandehurit ka qenë që këtyre zyrtarëve policorë t’ju ndalet furnizimi me oksigjen duke rrezikuar seriozisht jetën e zyrtarëve policorë, me çka nga veprimet e këtij të pandehuri përmbushën të gjitha elementet e veprave penale për të cilat dyshohet”, thuhet në njoftim.
-
Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve të KFOR-it në Zveçan
-
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
-
Një muaj paraburgim Miljkoviqit, i dyshuar për sulmin e 2023-tës në Zveçan
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës