Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim rekrutuesit për prostitucion

Prishtinë, 26 prill 2017 - Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.A në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri S.A dyshohet se në muajt janar dhe shkurt të vitit 2016 ishte marrë me trafikim të njerëzve duke rekrutuar persona me anë të mashtrimit, me qëllim të shfrytëzimit të tyre në atë mënyrë që, pasi kishte krijuar lidhje me dy të dëmtuarat T.C dhe B.T, kishte shfrytëzuar gjendjen e tyre sociale dhe emocionale duke i mashtruar ato dhe duke përdorur forcën ku i kishte detyruar që të punojnë për të dhe nga puna e tyre i pandehuri kishte përfituar materialisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim i pandehuri S.A për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale Trafikim me njerëz nga neni 171 të KPRK-së, si dhe veprën penale Vendosja e skllavërisë, kushteve të ngjashme me skllavërinë, punës së detyruar nga neni 169 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij.