Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit ndaj të pandehurve G.P., S.S., dhe B.S.
G.P., S.S. dhe B.S. dyshohet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “falsifikim i dokumenteve”
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve G.P., S.S., dhe B.S., ka gjetur se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe ky dyshim i bazuar mbështetet në provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës.
Policia e Kosovës arrestoi tre personat tri ditë më parë, pas mbledhjes së informacioneve nga Prokuroria e Prizrenit lidhur me një publikim të Rrjetit të Organizatave Joqeveritare “AVONET”.
-
Një muaj paraburgim të arrestuarit në Bërnjak për falsifikim dokumentesh e pjesëmarrje në grup kriminal
-
Paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”
-
Nga një muaj paraburgim për nëntë zyrtarët që keqpërdorën detyrën
-
Një muaj paraburgim dy pronarëve të “Prishtina Jet”, dyshohet se mashtruan me bileta
-
Një muaj paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Prizren