Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarve për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Mashtrim”.
K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa të pandehurit D.G dhe M.B dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim” dhe veprën penale “Mashtrimi”.
“Të pandehurit K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O, D.G dhe M.B dyshohen se në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë keqpërdorë detyrën zyrtare”, thuhet në njoftim.
-
Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie të ryshfetit
-
Kërkohet paraburgim për dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës
-
Nga një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për keqpërdorime e ryshfet me tenderë në MPB
-
Një muaj paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Prizren