Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh burrit që vrau aksidentalisht bashkëshorten e tij natën e Vitit të Ri.
Më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z. J..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri, mund të arratiset apo fshihet dhe në këtë mënyrë do të pamundësohet rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjilan.