Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajve ndaj të dyshuarit E.L. për vrasjen e bashkëshortes në Pejë.
E.L. dyshohet për vrasje të rëndë e po ashtu për armëmbajtje pa leje. Gjyljeta Ukella u vra të martën në mëngjes.
“Duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet i pandehuri, e cila hyn në kategorinë e veprave të rënda penale, te e cila shprehet një shkallë e lartë e kundërligjshmërisë, e për të cilën vepër parashihet dënim me burgim së paku dhjetë (10) vite ose dënim me burgim të përjetshëm, pastaj duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanën në të cilën është kryer vepra penale, ku i pandehuri ditën kritike e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij si dhe faktin se i pandehuri edhe më parë ka qenë i dënuar për vepër penale, e i cili dënim fare nuk ka ndikuar në risocializimin e tij e as në parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale si dhe duke pas parasysh se raportet me familjen e viktimës janë të acaruara, gjykata ka gjetur se të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta kryejë ndonjë vepër të re penale”, është thënë në vendimin e Gjykatës.
-
Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten
-
Apeli lë në fuqi dënimin e Lajçit me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas
-
Themelorja e dënoi me burgim të përjetshëm, nis gjykimi i Lajçit në Apel
-
Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm, familjarët e viktimës mirëpritën vendimin
-
Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes