Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan, ku një grua ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.
Sipas dyshimeve të para, burri thuhet se me pushkë gjuetie nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij.
Një grua vritet në Gjilan, dyshohet se u vra aksidentalisht nga bashkëshorti
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.