Një burrit në Prizren i është caktuar një muaj paraburgim me dyshimin se ka kanosur nënën e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes”, thuhet në njoftim.
Ndaj E.F. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 16.11.2020 deri me datën 15.12.2020.
Gjithashtu thuhet se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në ambientet familjare – shtëpinë, ku pas fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve që i pandehuri kishte me të dëmtuarën – nënën e tij, e kanos se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që pasi i pandehuri i kërkon para nënës së tij dhe e njëjta nuk kishte para për t’i dhënë, i pandehuri revoltohet dhe me përdorim të mjetit të rrezikshëm, duke e marrë sëpatën e kanos të dëmtuarën – nënën e tij, me ç’rast tek e dëmtuara shkakton frikë, pasiguri, ankth për jetën e saj.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.
-
Një muaj paraburgim për burrin nga Prizreni që kanosi e dhunoi fizikisht bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim për personin që i kanosi prindërit e tij
-
Kërcënoi bashkëshorten, një muaj paraburgim
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj
-
Një muaj paraburgim pasi kanosi ish-bashkëshorten