Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërcënoi bashkëshorten, një muaj paraburgim

Prizren, 28 janar – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje, dhe veprës penale Dhuna në familje.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 26.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 26.02.2020.

Më 22.01.2020, rreth orës 22:00 në shtëpinë e përbashkët familjare në Prizren, i pandehuri e kanos me fjalë, vepra apo gjeste të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, me iniciale B. K. – viktimë e ndjeshme, se do t’i ndodhë ndonjë e keqe në atë mënyrë pas një mosmarrëveshje paraprake për shkak të xhelozisë, i pandehuri përmes mesazheve në WhastUP e kishte kanosur në mënyrë të drejtpërdrejt me jetën, me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë, kjo sjellje agresive e të pandehurit dhe sjelljet paraprake të ngjashme të tij, tregojnë rrezikun se me qëndrimin e tij në liri mund ta përsërisë veprën penale të kësaj natyre, prandaj aplikimi i masës së paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Artikuj të ngjashëm