Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj të pandehurit E.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, njoftoi Gjykata përmes një komunikate.
“Nga data 06 shkurt deri më 07 shkurt, në Prizren, i pandehuri E.S., vë personin tjetër - përkatësisht të dëmtuarën, nën vëzhgim në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, në atë mënyrë që për shkak se e dëmtuara me të pandehurin ka shkëputur lidhjen e tyre duke kërkuar nga ai që të mos e pengoj në të ardhmen, i pandehuri vazhdon të komunikoj me të njëjtën në mënyrë të drejtpërdrejt si dhe përmes telefonit duke i dërguar mesazhe elektronike, mban nën vëzhgim duke qëndruar para banesës së saj dhe pasi e dëmtuara e paraqet rastin në polici i pandehuri shkon përsëri para banesës së të dëmtuarës duke i thënë ‘nuk guxon me dal prej banesës, shko hiqe deklaratën që e ki dhënë në polici, ............’”, thuhet në komunikatë.
Përmes këtyre veprimeve, viktima ka marrë shqetësim të madh, frikë dhe pasiguri për jetën e saj dhe të vajzës së saj me të cilën jeton.
-
Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se ngacmoi një femër në Suharekë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për ngacmim të të miturës në shkollë fillore
-
Nga 1 muaj paraburgim për dy persona për ngacmim seksual dhe fotografim të paautorizuar
-
Gjakovë, një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim
-
Arrestohet për ngacmim një burrë në Prizren