Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur në aksidentin në Nabërgjan të Pejës, katër të tjerë lëndohen

Aksident

Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksident në fshatin Nabërgjan të Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas Fadil Gashit, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore.Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, ka thënë Gashi.