Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një të mitur

Foto: Koha

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari F.J. nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi”.

Të shtunën, Policia në Prizren kishte konfirmuar se një i mitur ishte tentuar të dhunohej nga një person i rritur tek “Ura e Gurit”, e që i dyshuari nuk ishte identifikuar. Tani Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “dhunimi”.

Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.