Një person është arrestuar lidhur me dhunimin e të miturit në Ferizaj.
Sipas njoftimit për media, i dyshuari është arrestuar të martën.
“Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në stacionin policor në Fushë-Kosovë është pranuar informacioni lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit të një të mituri.
Bazuar në dyshimet e ngritura, i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga një person dhe dyshohet se është dhunuar nga ai në Ferizaj.
Edhe
Një i mitur arrestohet në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur
Policia ka thënë se është duke punuar për ta identifikuar të dyshuar dhe përcaktuar vendndodhjen e tij.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialistë të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës.