Një grua dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Arbëria” në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes, teksa Ahmeti ka thënë se autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti.
“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë ‘Arbëria’ në Fushë-Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.