Një grua dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë të enjten.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë për KOHËN se viktima është pranuar në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë dhe aktualisht është e kyçur në aparaturë për frymëmarrje të asistuar.
“Është pranuar në Qendrën Emergjente, gjendje e rëndë, pas ekzaminimeve të kryera, është dërguar për intervenim në sallë operative të QE nga ekipi i anestezionit, ortopedisë dhe neurokirurgjisë, vazhdon trajtimin, gjendje e rëndë, e kyçur në aparaturë me frymëmarrje të asistuar”, ka thënë ai.
KOHA ka kontaktuar edhe Policinë, por deri në publikim të artikullit nuk ka marrë përgjigje.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
-
Vdiq një 46-vjeçare në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë
-
Bie nga lartësia dhe humb jetën një e moshuar në Fushë-Kosovë
-
Një person gjendet i vdekur në Fushë-Kosovë
-
Rrëzohet nga kati i dytë një punëtor në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje