Një gjyqtar është i përfshirë në një rast të hetimit penal si i dyshuar bashkë me disa të tjerë, ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Gjykata e ka regjistruar rastin për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit.
“KGjK dhe Gjykata Themelore në Prishtinë si autoritet kompetent, sot kanë pranuar informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, ku dyshohet që përveç të tjerëve është i përfshirë edhe një gjyqtar. Po ashtu KGJK, është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
Shtatë persona janë arrestuar të enjten nën dyshimin për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe lidhet me dyshimet për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar : F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.
Edhe
Shtatë të arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës
E ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bëhet fjalë për arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë e persona përgjegjës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, përfshirë një gjyqtar të Gjykatës në Graçanicë.
Sipas tij, grupi dyshohet se “përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”.
-
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
-
Policia: Gjatë javëve të fundit pranuam informacione të shumta për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit