Një fëmijë 4-vjeçar dyshohet se ka rënë në zonën e kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatat për ngjarjen rreth orës 18:30, ndërsa në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim. Kërkimet po vazhdojnë.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njësitet e saja ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmijën”, ka njoftuar Zahiti për KOHËN.
-
Vazhdojnë kërkimet për 4-vjeçarin që dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit
-
Gjendet e vdekur një 59-vjeçare në kanalin e Ibër-Lepencit
-
Shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok
-
Tri vajza e një djalë u zhdukën ditëve të fundit në Kosovë
-
Gjendet trupi i pajetë i një personi që dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit