Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24-orësh për katër persona që janë zhdukur ditëve të fundit.
Një rast është regjistruar në Istog më 18 maj, ku një grua ka raportuar në Polici se është zhdukur vajza e saj, duke u larguar nga shtëpia. Autoritetet kanë iniciuar rast dhe është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Një vajzë është zhdukur edhe në Gjakovë, ku prindi i saj ka njoftuar ajo ka dalë nga shtëpia më 21 maj dhe nuk është kthyer më. Rasti është në procedurë hetimore.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Edhe
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Policia i ka nisur hetimet edhe për një 4-vjeçar nga fshati Akrashticë në Vushtrri, ku dyshohet se të hënën mbrëma ka rënë në kanalin e Libër-Lepencit. Rastin në Polici e ka njoftuar nëna e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende”, thuhet në njoftim.