Një 59-vjeçare është gjetur e vdekur në kanalin e Ibër-Lepencit.
E njëjta është raportuar se ka dalë nga shtëpia sot rreth orës 6:40.
“Menjëherë pas pranimit të informatës njësitë policore së bashku me zjarrfikësit, kanë ndërmarrë veprimet e kërkimit në terren. Rreth orës 08:00 diku rreth 3 kilometra nga vendi ku dyshohej se kishte rënë viktima, është gjetur trupi i pajetë në ujërat e kanalit të Ibër Lepencit dhe e njëjta është nxjerrë jashtë kanalit. Viktima është identifikuar me inicialet R.M. e gjinisë femërore 59-vjeçare”, thuhet në njoftim.
Raportohet se në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, po ashtu në vend-ngjarje kanë dalë edhe njësit e hetimeve rajonale.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
-
Gjendet e pajetë në lumin Lumbardh gruaja e zhdukur prej dy ditësh në Deçan
-
Ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, gjendet e vdekur në lumin Lumbardh një grua
-
Detaje nga gjetja e 65-vjeçares pa shenja jete në Lumbardh
-
Policia po e heton vdekjen e një shtetaseje të huaj në Shtërpcë
-
Nxirret trupi i pajetë i personit që ra në bunar në Lybeniq të Pejës